‘Në Snapchat më dërgonte foto me thika’/ Dëshmi të reja rreth vrasjes së 15-vjeçarit Fatjon Bici

Në Tik-Tok në datën 15 maj rreth orës 15:00 më ka shkruar Orgito dhe më ka pyetur rreth Qetsorit. Më ka thënë se ka probleme me të dhe se do të zihem, nuk ma ka thënë arsyen. Ndërkohë që në Snapchat më dërgonte foto të dorezave të hekurit dhe thikash. Në një mesazh tjetër në Snapchat më tha a i pe fotot e dorezave dhe të thikave se me këto do të vij. Më pas unë i bëra bllok. Kjo është dëshmia e një nxënës të klasës së 7-të në shkollën “Asllan Shahini” para hetuesve.
Pak javë më parë në Gramsh u vra 15-vjeçari Fatjon Bici.
Fatjoni, nxënës i klasës së 9-të ndërhyri për të mbrojtur shokun e tij, kur një bashkëmoshatar e goditi me thikë në zemër.
Qetësori është shoku i Fatjonit që kishte probleme me Orgiton, por në sherrin mes tyre u përfshinë edhe persona të tjerë.
Ditën që ka ndodhur ngjarja e rëndë, Orgito ka marrë me vete edhe shokët e tij për të sqaruar sherrin me Qetësorin. Por ata kanë qenë të pajisur me doreza dhe thika dhe njëri prej tyre ka goditur në zemër 15-vjeçarin Fatjon Bici, i cili humbi jetën rrugës për në spital.
-
-
Emrat/ Vritet me thikë shqiptari në Itali, autor një bashkëatdhetar
1 Qershor, 09:10
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


