Në tentativë për të vjedhur një automjet, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan

30 Maj 2025, 12:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në tentativë për të vjedhur një automjet, arrestohet

U kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet në lagjen “Beqir Dardha”, vihet në pranga 56-vjeçari. Sekuestrohet sendi metalik i përdorur për të hapur derën e automjetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo janë njoftuar për një tentativë vjedhjeje të një automjeti tip “Mercedes Benz ML”, në lagjen “Beqir Dardha”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...