Nënë e bijë në qiell të hapur/ Shkrumbohet plotësisht një banesë në Memaliaj, shkak i zjarrit një qiri i ndezur
31 Mars 2024, 20:20 / AKTUALITET

Një banesë është përfshirë nga flakët në Memaliaj. Shkak i zjarrit ka qenë një qiri i ndezur. Brenda banesës ndodhej nëna Lavdie Shehu dhe vajza Majlinda Shehu. Kjo e fundit ka pohuar se e ka vendosur zjarrin qëllimisht. Banesa që ndodhet në katin e poshtëm të një pallati të vjetër trekatësh është shkrumbuar plotësisht duke djegur edhe orenditë e pakta.
Dy vite më parë kjo banesë u përfshi sërish nga flakët dhe shkaku ishte sërish një qiri i ndezur. 4 anëtarët e familjes Shehu, nëna, vajza dhe dy djemtë janë me probleme të shëndetit mendor. Djali i madh prej një viti ndodhet në spitalin psikiatrik të Vlorës, ndërsa tre anëtarët e tjerë jetojnë në Memaliaj, tashmë pa një banesë.
-
Aksident i shumëfishtë në Tiranë, përplasen disa automjete
31 Mars, 20:08
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

