Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare bllokon 24 mjete lundruese

7 Korrik 2024, 13:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare bllokon 24 mjete lundruese

Policia Kufitare ka bllokuar 24 mjete lundruese ndërsa janë gjobitur drejtuesit e tyre. Në kuadër të operacionit të koduar “Siguria Detaje” janë zhvilluar kontrolle në të gjithë vijën bregdetare shqiptare.

ër të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese apelohet që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

Njoftimi:

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, me qëllim parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve që mund të shkaktohen nga keqpërdorimi i mjeteve lundruese dhe shkeljes së perimetrit të sigurisë në plazhet e vendit.

 Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 24 mjete lundruese:

 Mjetet e bllokuara: 15 jet ski, 5 skafë dhe 4 gomone.

 17 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

 4 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

 3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

 6 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë.

 Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.

 Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 3 raste, duke ndihmuar dhe shpëtuar 4 shtetas që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë.

 

Po ndodh...

ide