Nga masakra në “Don Bosko”, tek vrasja në Kavajë/ Eksperti i kriminalistikës në: Niveli i krimit në rritje në prag të zgjedhjeve

31 Mars 2023, 18:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga masakra në “Don Bosko”, tek vrasja në Kavajë/

Eksperti i sigurisë, Artan Rexhepi ka komentuar ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin gjatë muajit mars, që nga vrasja e tre grave nga Dan Hutra, deri tek atentati mafioz i Don Boskos dhe sulmi ndaj Top Channel.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Rexhepi tha se niveli i kriminalitetit rritet në prag fushate, pa iu referuar ngjarjeve të sipërpërmendura.

Sipas Rexhepit, për ngjarje të tilla kriminale nuk mund të flitet me statistika, pasi janë humbje në jetë njerëzish.

Rexhepi: Problemi që del këtu është nëse një nga palët ka shkuar në polici dhe çfarë qëndrimesh mbajtën, apo s’janë marrë me këtë çështje. Nuk i takoj asaj kategorie që policia t’i shmanget këtyre ngjarjeve. Ose mbivlerësohen ngjarjet e vogla, ose nënvlerësohen ato denoncimet e vogla që mund të çojnë në ngjarje të mëdha. Ndodh një politikë e gabuar, flitet shumë me statistika. S’mund të flasësh me jetë njerëzish. Problemi tjetër është egërsia, cënimi i sigurisë. Ngjarja e fundit s’kishte përplasje mes bandave kriminale.

Mendoj se mund të jetë diçka më shumë. Duket sikur dy persona kanë dalë të armatosur. Ose kanë ndonjë hasmëri dhe ndonjë konflikt të mbartur. Ai që ka dalë i armatosur, ose priste ndonjë sulm dhe e kishte për vetëmbrojtje. Po ta shihni, zakonisht përpara fushatave elektorale duket se lëviz krimi. Nuk është se policia ka pasur lëvizje të madhe që t’i ngarkohen forcat e rendit. Krimi i Kavajës ka qenë një shpërthim i momentit. Nuk duket si krim elektoral.

Në prag të zgjedhjeve, rëndohet ngjarja kriminale. Gjithmonë tensionohet situata, si vrasja e Xhuvanit në Elbasan. Kemi shumë ngarkesa të tjera, shumë halle kanë njerëzit. Gjykoj që për rastin konkret, nuk bëj njeri me faj por strukturat që hetojnë policinë, duhet të bëjnë një hetim nëse policia ka bërë ndonjë neglizhencë.