Çfarë kapën kamerat e policisë gjatë sulmit ndaj Top Channel? Anila Hoxha: Ka një pistë paraprake...

31 Mars 2023, 17:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Çfarë kapën kamerat e policisë gjatë sulmit ndaj Top

Gazetarja investigative Anlia Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet për sulmin e kryer disa ditë më parë ndaj Top Channel.

E ftuar në emisionin “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhi, Hoxha deklaroi se kamerat e sigurisë nuk kanë punuar pasi kanë pasur defekt dhe nuk kanë mundur të kapin asnjë pamje. Hoxha shtoi se për këtë arsye, grupi hetimor ka nisur grumbullimin e pamjeve nga kamerat e bizneseve që ndodheshin pranë zonës.

“Po gjurmohen kamera sigurie të bizeneseve, të cilat kanë treguar dinamikën e makinës, që u bë publike dhe përmes një njoftimi nga policia. Por duhet theksuar se kamerat e sigurisë së policisë nuk kanë punuar. Jo vetëm atë ditë por edhe më parë se të ndodhte kjo ngjarje pasi kanë pasur një defekt.

Ka pasur një pistë paraprake se përse autorët zgjodhën ti vënë flakën makinës në rrugë kryesore. Kjo është e pazakontë, sepse ata e dinë mirë ku ti ndjegin, zgjedhin fshatra larg Tiranës që të humbasin gjurmët. Prokuroria dyshonte se mund të kenë pasur një avari dhe problem. Është kërkuar ndihma e shumë serviseve në Shqipëri. Dyshime solli dhe se dy nga disqet e makinës ishin të reja, dyshohet se mund të jenë vendosur para përdorimit të makinës për sulmin. Por është dhe një kartë tjetër që policia po e përdor, bëhet fjalë për publikimin e një numri që i përket një oficeri që merrët me vrasjet në policinë e Tiranës. Ky numër është bërë publik në mënyrë që qytetarët të japin informacione me një shpërblim prej 100 mijë eurosh.”- tha Hoxha.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128