Nga vjedhja te kanosje dhe ngacmime seksuale/ Përfundojnë në pranga 4 persona në Tiranë

30 Shtator 2024, 09:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga vjedhja te kanosje dhe ngacmime seksuale/ Përfundojnë në

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit.

Blutë njoftojnë se katër personat janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, që nga vjedhja e deri tek ngamcimet seksuale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Androkli Kostallari”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin I. Xh., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 45-vjeçari ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasen R. H., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin F. Ç., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë në gjendje të dehur dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

ide