Një tjetër bashki e vendit sërish drejt zgjedhjeve? Pas Rrogozhinës dhe Kukësit...

Rrogozhina dhe Kukësi janë dy bashkitë e vendit që pritet të shkojnë sërish në zgjedhje, pas 14 majit.
Megjithatë, teksa për këto dy zona lokale mungon vetëm data, në ajër është vendimi për bashkinë e Kuçovës.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi ka ankimuar në Kolegj Zgjedhor rezultatin e 14 majit, me pretendimin se është manipuluar procesi i votimit si dhe ai i numërimit.
Për këtë ankimimi, pritet vendimi i Kolegjit Zgjedhor, që do të përcaktojë nëse zgjedhjet do të mbahen në dy apo në 3 bashki.
Kujtojmë se në bashkinë e Rrogozhinës votimi i 14 majit u quajt i pavlefshëm pas parregullsive të gjetura në një nga qendrat e votimit, konretisht atë të burgut.
Nga ana tjetër, Kukësi mbeti pa kryetar pas publikimit të video-skandalit seksual të Safet Gjicit, i cili u shkarkua para se të betohej për mandatin e dytë.
-
A keni frikë nga arrestimi? Ja si iu përgjigj Arben Ahmetaj gazetarëve
22 Qershor, 18:33 -
-
Ikën Ardian Çela nga OSHEE, ja kush e zëvendëson
22 Qershor, 17:11 -
Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit
22 Qershor, 16:13
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




