Njerëz të pafajshëm po vriten me kallashnikov, mafia ka gjunjëzuar shtetin

27 Mars 2023, 16:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Njerëz të pafajshëm po vriten me kallashnikov, mafia ka

Mesnatën e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, ku pas sulmit me armë ndaj Televizionit Top Channel, i vrarë ngeli roja Pal Kola 60 vjeç, i cili kishte pak muaj që kishte filluar punë.

Familjarët treguan se ai bëntë me kilometra të tëra rrugë, për të shkuar në punë.

Krimi makabër nuk po kursen jetën e askujt, as jetën e Pal Kolës, e as jetën e Mimoza Pajës që u vra po nga breshëria e plumbave të kallashnikovit në 12 mars.

E shteti që i ngelet vetëm të jetë informant i makinës së djegur nga autorët, duket se është gjunjëzuar nga krimi dhe mafia në Shqipëri.

Nëse qytetarët e një vendi nuk janë të sigurt as duke pirë kafe, e as duke qënë në vendin e punës, kush do mbajë përgjegjësi për këto ngjarje që terrorrizojnë vendin?
Po vriten të pafajshmit në vendin e punës, ndërkohë shteti nuk garanton dot asgjë përveç se se deklaratave që duken të njëjta pas çdo ngarjeje. /Alfapres.al

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128