Njoftimi/ Ambasada e SHBA paralajmëron mbajtësit e vizave: Po nuk zbatuat rregullat, do u hiqet
Ambasada e SHBA në vendin tonë njofton se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.
Me anë të një mesazhi, ambasada thotë se:
‘Departamenti i Shtetit i SHBA është i përkushtuar ta bëjë Amerikën më të sigurt përmes politikave më kërkuese’.
Ambasada thekson se një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët.
‘Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë’, theksohet në mesazhin e shpërndarë nga Ambasada e SHBA në Tiranë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
