"Nuk kam dashur ta bëj"/ Vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin, Enedio Guri përlotet në sallën e gjyqit

17 Gusht 2025, 18:05 / AKTUALITET ALFA PRESS
"Nuk kam dashur ta bëj"/ Vrau me thikë në zemër

Ledian Spaho avokati i Enedio Gurit ka folur për mediat, pasi gjykata e Korçës dha masat për tetë të arrestuarit për vrasjen e 14-vjeçarit në Pirg të Maliqit. Avokati u shpreh se autori ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit duke thënë se nuk donte që veprimet e tij të sillnin këtë pasojë.

Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që autori të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestit, edhe për babain E. Guri, po ashtu edhe për xhaxhain. Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikëqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën”, tha avokati i autorit 14-vjeçar.

Gjithashtu bëhet me dije se autori ka qenë i përlotur në para togave të zeza duke thënë se ka dashur të bëj vrasje dhe ishte grindje momentale.

Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e momentit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”, shprehet autori Enedio Guri.

Sakaq edhe babai i autorit, Edison Guri mësohet të ketë shprehur ngushëllimet e tij për familjen, ndërsa gjykata e la edhe atë në qeli për përfshirjen e tij pas vrasjes së bashku me të vëllanë. 

Po ndodh...