Nuk ndalet Dritan Dajti! Kërkon sërish lehtësim të masës me burgim të përjetshëm

Dritan Dajti, i dënuar me burgim përjetë për vrasjen e 4 policëve në Durrës, bën një tjetër përpjekje për lirim nga burgu. Përmes avokatëve të tij, Dajti ka depozituar një kërkesë penale në Gjykatën e Elbasanit ku kërkon të konstatohet pavlefshmëria dhe pamundësia për ekzekutimim e vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda të korrikut 2014, për lënien e tij në burg përjetë.
Sipas Dajtit, ky vendim është i pavlefshëm për shkak se i mungojnë nënshkrimet e 4 anëtarëve të trupit gjykues. Po sipas pretendimeve të Dajtit, urdhri i ekzekutimit të prokurorit për ekzekutimin e këtij vendimi nuk ekziston.
Në 11 qershor 2024, Gjykata e Lartë prishi dënimin e Apelit për dënimin me 25 vite të Dajtit, duke e dënuar përjetë.
Ndërkohë, më herët Dajti i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesë për lirim nga qelia, pasi, sipas tij, e ka konsumuar dënimin me 25 vite dhe se prej 17 gushtit 2024 po qëndron në qeli në kundërshtim me ligjin.
-
Edi Rama nuk e shpëton dot "Gogolin" e tij Sali Berisha!
23 Shtator, 13:35
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
