"Nuk pranon ekspertët"/ Flet babai i Brian Spahisë: Prokurorja Felaj po prish provat

16 Janar 2024, 16:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Nuk pranon ekspertët"/ Flet babai i Brian Spahisë:
Pasi publikimit të lajmit se klinika e Roland Xhaxhos nuk ishte e pajisur me licencë për shërbime stomatologjike në momentin që ka kryer ndërhyrjen e 3-vjeçarit Brian Spahia që humbi jetën, i ati Bledari kërkon që prokurorja Alma Felaj të hiqet nga kjo çështje.

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Bledar Spahia thotë se Alma Felaj kërkon të deformojë çështjen dhe për këtë ka pasur edhe një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, ku i ka kërkuar largimin e saj nga çështja e djalit.

Me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës kemi folur në lidhje me prokuroren e çështjes Alma Felaj, ajo duhej të tërhiqej nga kjo çështje se nuk është e aftë ti japë zgjidhej çështjes. Me gjithë këto fakte që kanë dalë ajo nuk ka vepruar ndërkohë që më datë 6 tetor ka bërë kontrollin tek klinika 'Splendent' e Xhaxhos dhe në dijeninë time kjo klinikë ka qenë pa licencë. Sot e kësaj dite ajo klinikë vepron, mbush dhëmbët e njerëzve që nuk e kanë marrë vesh se çfarë ka ndodhur në atë klinikë.Prokurorja kërkon të deformojë çështjen, do ta vonojë e të prishë sa më shumë prova. Ekspertët mjekoligjorë shqiptarë e kanë bërë shumë saktë. Kur ajo nuk pranon ekspertët shqiptarë si mund të pranoj unë ekspertizën e një shteti të huaj? Ajo nuk pranon vendimin e një institucion shtetëror. Ata ekspertët janë grup, nuk është 1 apo 2 mjekë.  Ajo do të prishë provat."

 

Po ndodh...