Nxënëset e kolegjit “Mehmet Akif” në protestë, nxjerrin medaljet dhe certifikatat e firmosura nga Rama

Nxënës të kolegjit “Mehmet Akif” janë ngritur sot në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollës.
Me pankarta në duar me parulla kundër qeverisë, nxënësit pohuan se në 3 minuta që është marrë vendimi nga Ministria e Arsimit, janë shkatërruar 3 vite sukses. Madje në shenjë revolte, nxënësit kanë nxjerrë të gjithë certifikatat dhe medaljet e tyre.
“Kur marrim ne medalje nëpër botë, krenoheni me ne kolegjistët. Nëse doni të shkatërroni një vend, nuk është e nevojshme bomba, por të shkatërroni arsimin. Kështu na erdhi si bombë ky lajm. Dje i dhatë goditje fatale arsimit. Sot jemi më të vendosura se kurrë, ne nuk dorëzohemi. Shkollën s’mund të na e merrni. Anuloni vendimin kundër shkollës “Mehmet Akif”.”, tha një prej nxënësve protestuese.
Mësuesit e këtij kolegji thanë se pa pritur dhe pa kuptuar erdhi vendimi i qeverisë, ku kërkohej që të mbyllej shkolla.
“I këshilloj të gjithë, ministren, kryeministrin, që të mësojnë se si mësohet mësonjëtorja, gjuha shqipe”, tha mësuesi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
