Operacioni i SPAK ndaj trafikantëve të drogës, nga paletat me dru te kutitë e bananeve! Si fshihej kokaina në portet e Evropës

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka çuar në goditjen e një grupi kriminal me shtrirje ndërkombëtare, i cili dyshohet se ka trafikuar mbi 6 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, me një vlerë tregu prej rreth 411 milionë euro.
SPAK ka firmosur urdhër-arreste për shtatë persona, mes tyre Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndreaj – pronar i disa bizneseve – si dhe Ilir Lloshi.
Ndërkohë, Plarent Dervishaj, i akuzuar më parë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dhe Erion Alibej, i lidhur me disa atentate mafioze, janë njoftuar për akuzat në ambientet e paraburgimit. Një tjetër person është shpallur në kërkim ndërkombëtar, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Rrjeti ndërkombëtar i trafikut
Nga hetimet e deritanishme rezulton se kokaina vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) dhe Ekuadori, përmes kontejnerëve detarë që mbërrinin në portet e Anversit (Belgjikë) dhe Roterdamit (Holandë). Prej andej, droga shpërndahej drejt Francës dhe më pas në Britaninë e Madhe, si dhe në disa raste në Itali dhe Spanjë.
Ngarkesat e sekuestruara përfshijnë:
400 kg në Spanjë (shkurt 2020),
989 kg në Belgjikë (prill 2020),
250 kg në Francë (prill 2020),
2000 kg në Holandë (qershor 2020),
1484 kg në Holandë (tetor 2020).
Metodat e fshehjes dhe qarkullimi financiar
Lënda narkotike fshihej në paleta me dru, kuti bananesh, dhe thasë me kokrra kakaoje, për të shmangur zbulimin nga autoritetet doganore. Grupi përdorte gjithashtu një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh për të siguruar logjistikën, transportin dhe shpërndarjen në destinacion.
Pagesat për sasinë e drogës bëheshin përmes sistemit informal të transfertave ‘Hawala’, ndërsa grupi kishte akses në struktura doganore falë lidhjeve me individë në porte dhe agjenci të kontrollit në disa shtete europiane.
Gjatë aksionit të së premtes u sekuestruan:
19 karta bankare ndërkombëtare në emër të të dyshuarve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


