Operacioni policor "Liqeni"/ Arrestohen në flagrancë dy shtetas, sekuestrohen doza kanabisi dhe shuma parash!

Policia e Tiranë ka finalizuar operacionin policior, "Liqeni", ku janë arrestuar 2 shtetas me veprimtari kriminale.
Sipas njotimit zyrtar, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit: M. O., 27 vjeç, dhe K. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilëve u janë sekuestruar doza me kanabis, gati për shitje, dhe shuma parash të përfituara nga ky aktivitet kriminal.
Njoftimi i plotë
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Liqeni", për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Sekuestrohen dozat me kanabis, gati për shitje, dhe shuma parash të përfituara nga ky aktivitet kriminal.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Liqeni".
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit M. O., 27 vjeç, dhe K. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit Nr. 1, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin M. O., të cilit gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto doza i kishte siguruar nga shtetasi K. S. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi K. S., pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e shiste atë në zonën e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe shuma parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

