Operacioni “Revanshi”, Gjykata e Posaçme lë në burg Xhelal Rraja
12 Korrik 2024, 10:00 / AKTUALITET

GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Xhelal Rrajën.
Xhelal Rraja u arrestua pak ditë më parë në kuadër të operacionit "Revanshi".
Vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja, akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish deputetit socialist Arben Ndoka.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.
Sipas dosjes Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

