“Pa mllef dhe vetëgjyqësi”/ Sokol Bregu flet për qëndrimin e babait të 14-vjeçarit të ndjerë

Engjëll Cani, babai i 14-vjeçarit Martin Cani që u vra me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë në afërsi të shkollës “Fan Noli”, në Tiranë, dha një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv.
Gazetari Sokol Bregu u shpreh se ishte një intervistë e rallë, me shumë qytetari, pa mllef dhe se kjo ngjarje tregon se jeta në Shqipëri nuk vlen përveçse 20 qindarka.
“Është një baba që e ka zhvilluar aktivitetin jashtë Shqipërisë. Është një ndër intervistat më të rralla që kam dëgjuar. Babai i Martinit ka një kërkesë shumë qytetare, një njeri pa mllef, pa vetëgjyqësi, një ndër intervistat më të veçanta pas kësaj ngjarje kaq dramatike. Ajo që më mbeti në mendje është ajo që tha se erdhi për të ndërtuar jetën e tij në Shqipëri, për t’i rritur fëmijët këtu, në këtë vend.
Do ta lidhja me një ngjarje në Himarë ku një vajzë e vogël mbeti e vdekur, dhe babai që jetonte në Agli erdhi për të harxhuar paratë në atdhe dhe për të kaluar pushimet dhe u kthye para vazjën e tij.
Ky vend është një vend jashtë kontrollit, jashtë sigurisë. Këtu është ajo fjalia: jeta kushton 20 qindarka. I dhashë një vlerë për të mos e bërë zero”-tha Bregu.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


