Padrinot e krimit/ Shullazi flet me Marklen Hakën nga burgu: Ulu me Bamin por mos i kthe kurrizin, ky legeni Rraja...

Transkpritet e fraksionit të ri të SKY, nxjerrin në dritë jo vetëm luftën mes grupeve, por edhe përçarjen, hasmëritë brenda vetë Bandës së Niklës. Një luftë që përflitej prej vitesh. Episodi numër 1 i dosjes së SPAK, ka në qendër planin për eliminimin e Durim Bamit dhe vëllait të tij Valter Bami.
“Shtetasi Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka e ndodhur në datë 9.12.2017”.
Sipas prokurorisë, plani kishte bashkuar grupin e Avdylajve të Shijakut, Ervis Martinajn, Emiljano Shullazin që operonte nga qelia, i ndjeri Arben Mërkuri- lidhje e Rrumit të Shijakut dhe ish anëtarë të bandës së Durim Bamit. Mes tyre, i ndjeri Gentian Bejtja që u ekzekutua në derën e banesës në Larushkë në 15 Mars të vitit 2024, Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës dhe Marklen Haka i cili dikur ishte mjaft i afërt me Durim Bamin. Transkpritet e SKY, në fakt e zbulojnë këtë personazh në një lojë dyfishe. Ai dyshohet se u përfshi edhe në planin e eliminimit të ish deputetit Ndoka.
“Shtetasi Marklen Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e shtetasit Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këto informacione Markleni i ndante me shtetasin Emiljano Shullazi”.
Shullazi, përmes një telefoni nga qelia, i tërheq vëmendjen Hakës të jetë i kujdesshëm ndaj vëllezërve Bami.
“Ca nuk bëjnë o Marklen, por besë mos u ki. Ulu pi kafe por shpinën mos ua kthe. Po të jem vetë e mbarojmë aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg, Rraja, Redjan Rraja, thotë që Duri, është më i fuqishmi aty, i bën reklamë”.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



