Parandalimi i krimit, “blindohet” qyteti i Beratit, dhjetëra efektivë zbresin në rrugë. Ngrihen postoblloqe në çdo kryqëzim

28 Gusht 2025, 23:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Parandalimi i krimit, “blindohet” qyteti i Beratit, dhjetëra

Policia e Beratit ka “blinduar” mbrëmjen e sotme rrugët e qytetit, duke ngritur postblloqe të shumta në hyrjet e daljet e tij dhe në çdo kryqëzim.

Sektori i qarkullimit rrugor ka hartuar një plan të detajuar masash,duke vendosur pika të shumta kontrrolli  në rrugët e qytetit.

Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor të qarkut Berat, Gramoz Lala bën me dije se,kontrollet e ndërmarra sot kanë si qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim si dhe për rritjen e sigurisë rrugore.

Në pikat e kontrrollit,përveç efektivëve të sektorit të qarkullimit rrugor,kanë qënë të inspektorët e krimeve dhe trafiqeve në DVP Berat.

Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe,janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetetet,për tu verifikuar nëse janë persona në kërkim në Berat apo në qytete të tjera të vendit.

 

Po ndodh...

ide