Parashikimi i motit, 20 Maj 2024

20 Maj 2024, 06:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Parashikimi i motit, 20 Maj 2024

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash dominojnë deri në mesditë të gjithë Shqipërinë. Më të dendura, vranësirat paraqiten në ultësirën perëndimore. Mesdita sjell zhvillim të vranësirave, të cilat herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët dhe të izoluar.

Kushtet e motit përmirësohen gjatë natës, duke rikthyer kthjellimet në vend.

Sipas Meteoalb temperaturat e ajrit do të ulen me të paktën 3 gradë Celcius në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 7 gradë në zonat malore deri në 24, në zonat e ulëta.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./ Alfapress.al