Parashikimi i motit për ditën e sotme, 11 tetor 2025
11 Tetor 2025, 08:24 / AKTUALITET

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak këtë të shtunë, 11 tetor, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, duke sjellë një fundjavë me kushte të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime.
Era do të fryjë nga verilindja në drejtim të veriperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 metra për sekondë. Megjithatë, përgjatë zonave luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, pritet që era të intensifikohet deri në 16 m/s.
Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të mira për lundrim dhe turizëm bregdetar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

