Leqenik i Tropojës në furrë

Leqenik i Tropojës në furrë
Përbërësit
3 gota miell misri të imët
1 gotë kos ose hirrë
1 gotë qumësht
1 gotë ujë të vakët
3 vezë
100 gr gjalpë (ose vaj ulliri + gjalpë)
200 gr djathë i bardhë i thërrmuar
Një majë luge sodë buke
Pak kripë
Përgatitja
Në një tas të madh, përziejmë miellin e misrit me kripën dhe sodën. Shtojmë vezët, kosin, qumështin dhe ujin e vakët. I përziejmë mirë derisa të bëhet një masë si brumë i hollë, më e trashë se për petulla, por më e hollë se për bukë. Vendosim gjalpin në tavë dhe tavën e vendosim në furrë për pak minuta që të shkrijë gjalpi dhe tava të nxehet mirë. Më pas hedhim brumin direkt mbi gjalpë dhe shtojmë sipër djathin e thërrmuar. E vendosim në furrë në 200°C për rreth 30–35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të krijojë kore krokante.
Receta nga Zonja Albana/Report TV
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

