Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale deri në 30 gradë Celsius

31 Maj 2025, 08:23 / AKTUALITET ALFA PRESS
Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale deri në 30

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash kryesisht të mesme e të larta transparente, të përqendruara në relievet kodrinore malore të vendit.

Temperaturat minimale do të jenë 9 gradë Celsius, ndërsa maksimale 30 gradë.

Era  do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi 6-13 m/s

Valëzimi në det do të jetë 2 deri 3 ballë.

Po ndodh...