Parashikimi i motit për sot, ulje temperaturash dhe vranësira të shpeshta

Pritet ndryshim i situatës atmosferike në territorin Shqiptar, duke sjellë dobësim të dukshëm të intensitetit të reshjeve.
Megjithatë do të mbeten prezente në zonat malore verilindore – juglindore ku do të ri-shfaqen sërish reshjet e dëborës.
Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në male, por me intensitet të ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 18°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
-
Rizoto me Domate dhe Borzilok
29 Mars, 08:22 -
Horoskopi për ditën e sotme 29 mars 2025!
29 Mars, 08:02
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


