
Pas mbylljes së kolegjit , reagon MAS: “Mehmet Akif Ersoy”, shkelje të legjislacionit në fuqi

Ministria e Arsimit dhe Sportit deklaroi sot se vendimi për heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, është rezultat i konstatimit nga MAS të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.
Në një deklaratë për shtyp, MAS theksoi se “kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre dhe në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse, licenca duhet të revokohet”.
“Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.
Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekulimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi”, nënvizoi MAS.
Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaroi të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillimviti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike.
Këshilli i Ministrave miratoi dje mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj./Atsh

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128