Abuzuan s*ksualisht me 31-vjeçarin me aftësi të kufizuara, gjykata jep vendimin për dy të akuzuarit! Çfarë rezultoi nga ekspertiza

19 Prill 2024, 11:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Abuzuan s*ksualisht me 31-vjeçarin me aftësi të kufizuara,

Gjykatën e Elbasanit ka caktuar arrest shtëpie për R.Balla dhe arrest me burg pa afat për B. Jolla, që akuzohen për përdhunimin e një 31 vjeçari me probleme mendore.

B.Jolla ka pranuar pjesërisht ngjarjen. Ai para oficereve të policisë ka deklaruar se e kanë zhveshur 31 vjeçarin. Ndërkohë për R. Ballën ka kërkuar “arrest me burg me afat”, pasi mbrojtja ka paraqitur alibinë, sipas së cilës personi i dyshuar nuk ka qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes në kohën kur pretendohet nga akuza.

Denoncimi për përdhunimin e 31 vjeçarit u bë nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë subjektit që dy të akuzuarit punonin si roje. Herë herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafenë, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti.

Mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31 vjeçarit me probleme të shëndetit mendor.

 

Po ndodh...