“Përfaqësuesi i karteleve meksikane në zyrën e Edi Ramës”, reagon Luftar Hysa

-
Elbasan/ Akuzohet për vrasje në shtetin italian, në pranga shqiptari
17 Shtator, 10:59 -
Revista ‘Spiegel’: Rama akuzohet se ka kontakte personale me mafian
16 Shtator, 21:02 -
Lajmi i bujshëm i dy ditëve më parë nga mediet meksikane të cilat shkruanin se karteli më i madh i drogës në Meksikë “Sinaola” pastron para në Shqipëri, pati zhvillime të reja ditën e djeshme.
Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri sipas medieve meksikane, janë pikërisht personat që në datën 4 tetor të vitit 2020 vizituan zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë.
Fotot janë publikuar në atë kohë, në kuadër të vizitës së Hauptmann në Shqipëri, kur Rama ishte në vrullin politik për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pa opozitën parlamentare.
Në atë kohë, mediat u interesuan pranë CDU/CSU, nëse vizita e Hauptman kishte ndonjë mision politik, por një gjë e tillë na u mohua. Ndërkohë disa nga gazetat më të mëdha gjermane në atë kohë shkruanin se politikani gjerman kishte bërë një vizitë të dyshimtë në Shqipëri.
Pas lajmit reagoi vetë biznesmeni Hysa, i cili thotë se nuk është dënuar, proceduar apo shoqëruar kurrë në polici. Hysa shprehet se kishte emigruar në Meksikë në vitin 2004 ku falë punës së ndershme dhe kontributit në këtë vendi mundi të fitonte shtetësinë meksikane. Ai mohon që kompanitë e tij në Meksikë të kenë të bëjnë me asnjë aktivitet ilegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës.
“Unë, shtetasi Luftar Ali Hysa, me profesion inxhinier dhe me një familje tipike intelektuale hedh poshtë në mënyrë kategorike pjesëmarrjen time dhe të familjes sime në çfarëdolloj aktiviteti illegal. Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë. Të gjitha problemet e mia në jetë janë më padrejtësinë. Si shqiptar i viteve të vështira, jam një nga të shumtët që ika në ato ikje masive nga halli, duke mos ditur ku iknim të pa nxënë, të paveshur dhe të varfër por me një shpresë e besim që një ditë ndoshta do kishim mundësi të ktheheshim në vendlindje me më shumë mundësi për të takuar fëmijë, familje e të tjerë që lamë pas”, shprehet në reagimin e tij Hysa.
Hysa shprehet se kishte emigruar në Meksikë në vitin 2004 ku falë punës së ndershme dhe kontributit në këtë vendi mundi të fitonte shtetësinë meksikane. Ai mohon që kompanitë e tij në Meksikë të kenë të bëjnë me asnjë aktivitet ilegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës.
Kujtojmë se një prej mediave më të vjetra meksikane kishin lidhje të drejtpërdrejta me drejtuesin e kartelit, Zambada García, i njohur si “El Mayo”.
“Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga EL UNIVERSAL, të katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo, në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë dhe drejtues. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit. Në këtë kohë, sipas autoriteteve federale, shqiptarët po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive” shkruajti El Universal./Alfapress.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



