Përleshje me thika në Vlorë, dy persona përfundojnë të në spital të plagosur

2 Gusht 2025, 22:23 / AKTUALITET ALFA PRESS
Përleshje me thika në Vlorë, dy persona përfundojnë

Dy persona të plagosur me mjete prerëse përfunduan në spitalin e Vlorës mbrëmjen e sotme, teksa rrethanat dhe shkaqet mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga policia vendore.

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme dhe paraprakisht dyshohet se ka ardhur pas grindjes, teksa pas ndjekjes nga efektivët e Qarkullimit Rrugor u kapën dhe shoqëruan dy persona që besohet se janë të implikuar në krim.

Policia tha se krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tyre në lagjen ‘Pelivan Leskaj’ të qytetit bregdetar.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe mësohet se kanë plagë të shkaktuara me thikë në trup. Dy të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore.

Në ambientet e spitalit ka shkuar edhe edhe policia për të sqaruar rrethanat, personat e përfshirë, shkaqet, ndërsa ka edhe autorë të tjerë të përfshirë. Dyshohet sipas informacioneve të para, se plagosja e dy personave ka ardhur pas një grindjeje me një grup tjetër, që ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet te jetë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje është gjetur dhe thika.

Po ashtu burime policore thanë se dy personat e dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Vlorë për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e dinamikës e shkaqeve.

Po ndodh...