Përmbyten 2 lagje në Lezhë! Niveli i ujit arrin deri në 30 cm

27 Shkurt 2023, 20:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përmbyten 2 lagje në Lezhë! Niveli i ujit arrin deri në 30

Bëhet fjalë për  blloqet e banimi “11 janarit” dhe 11.2 hektarë në lagjen “Besëlidhja”, ku uji ka vërshuar në rrugë duke krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësore dhe automjeteve, ndërsa janë bllokuar dhe hyrjet e disa pallateve pasi niveli ujit ka arritur deri në 30 cm.

Në terren ndodhen punonjësit e shërbimeve publike të bashkisë Lezhë të cilët po ndërhyn në largimin e inerteve nga pusetat me qëllim evadimin  e shpejtë të ujërave. Kjo është një situatë e vazhdueshme në Lezhë, kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.

 

Po ndodh...