Përplasen dy automjete në Koplik, katër persona përfundojnë në spital

3 Dhjetor 2025, 16:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasen dy automjete në Koplik, katër persona

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në dalje të qytetit të Koplikut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet që drejtohej nga shtetasi N. G. është përplasur me mjetin që kishte në drejtim E. L.. Për pasojë, janë plagosur të dy drejtuesit si dhe dy pasagjerë, shtetasit L. S. dhe R. S.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Po ndodh...