Përplasja mes të dënuarve/ Forcat Operacionale dhe RENEA ‘zbarkojnë’ në burgun e Peqinit, në vendngjarje edhe Rrumbullaku

15 Dhjetor 2023, 15:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasja mes të dënuarve/ Forcat Operacionale dhe RENEA
Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe forcat Renea kanë mbërritur në burgun e Peqinit mesditën e së premtes pas përplasjes mes tre personave të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacajt, Arben Lleshaj dhe Ilir Xhakajt.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe prokurori i Elbasanit, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit Muhamet Rrumbullaku. Situata është vënë nën kontroll ndërsa autori Sokol Mjacaj ndërsa hetimi është marrë në dorë nga prokuroria e Elbasanit.

Si nisi sherri?

I dënuari Sokol Mjacaj është konfliktuar me dy të dënuarit e tjerë Ilir Xhakja dhe Arben Lleshin dhe ka tentuar t’i vrasë. Për pasojë ka mbetur i vrarë Arben Lleshi ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e dy të burgosurve të tjerë. Sakaq, dyshohet se arma e zjarrit është futur me dron në ambientet e burgut.

Po ndodh...