Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë pushuesi në Durrës

27 Korrik 2024, 18:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë pushuesi në Durrës

Një 51-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Durrësit, pak momente pasi është futur në det për t’u larë.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se shtetasi me inicial L.K, banues në Tiranë ka pësuar arrest kardiak.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në Rrushkull Durrës, shtetasi Ll. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se kur është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 51 vjeçarit.

 

Po ndodh...