Pije alkoolike dhe ushqime kontrabandë, e pëson shoferi në Kapshticë
31 Maj 2024, 16:10 / AKTUALITET

Një drejtues mjeti është ndaluar në pikën Kufitare të Kapshticës me mallra kontrabandë. Policia njofton se ka nisur procedimi penal për shtetasin me inicialet Gj. M.
“Sektori për Hetimin e Krimeve i DVKM Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., banues në Korçë, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan pije alkoolike dhe produkte ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara.”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



