
Pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’, Ilir Kupa dërgohet në regjimin “41/bis”, paralajmërohet…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm të të dënuarit Albert Kupa (alias Ilir Kupa), i cili po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit. Pas këtij urdhëri, ai do të transferohet në regjimin e posaçëm (41/b).
Ministri i Drejtësisë paralajmëron se në bashkëpunim me SPAK, të tjerë të dënuar do t’i nënshtrohen këtij regjimi. “Jemi të vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjitha burgjet e vendit dhe cilido i dënuar thyen rregulloren e burgjeve, apo kryen vepra penale në burg duke cënuar rendin dhe sigurinë në IEVP, do t’i nënshtrohet këtij regjimi sipas ligjit”, bën të ditur Manja..
Ky shtetas në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje. Gjithashtu, ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek.
-
-
-
Shtrenjtohen deri 17% orizi, fasulet, drithërat dhe restorantet
11 Dhjetor, 16:29 -
Selena Gomez e thotë ‘troç’: Kam bërë botoks
11 Dhjetor, 16:17

Rama dhe Berisha rikthejnë në politikë Tom Doshin
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128