Plagoset me armë 21-vjeçari në Golem gjatë natës, policia identifikon autorin

24 Qershor 2025, 10:35 / AKTUALITET ALFA PRESS
Plagoset me armë 21-vjeçari në Golem gjatë natës,

Një incident është shënuar në Durrës, ku një 21-vjeçar është qëlluar me armë zjarrin.

Policia ka identifikuar dhe po punon për kapjen e autorit.

Dyshohet se plagosi me armë zjarri 21-vjeçarin, Policia identifikon 36-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.

Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim, shtetasi L. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës, me dëmtime në këmbë, të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi Sh. D., 36 vjeç, banues në Golem. Po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Po ndodh...