
Plagosi me thikë të moshuarin në Berat/ Në kërkim administratori i bizneseve të Klodian Allajbeut

Administratori i një prej bizneseve të Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan është shpallur në kërkim nga policia e Beratit, pasi akuzohet se të hënën e 24 marsit, rreth orës 19:00, plagosi me thikë në një lokal në lagjen “Çelepias” një të moshuar.
Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se 37-vjeçari Asllan Fetiu me origjinë nga Berati, është administrator te “AnaMark”, aksionet e së cilës zotërohen nga kompania e sipërmarrësit Klodian Allajbeu EKMA ose Tregu Agro-ushqimor në Tiranë. Ndërkohë, AnaMark, zotëron 85% të kapitalit tek një tjetër biznes i Allajbeut, “Equos Resort” në Mullet. Sipas raportimeve në disa media, administratori Asllan Fetiu është edhe shoferi i Allajbeut
Sipas burimeve policore, autori i dyshuar hyri në lokal duke kërkuar me emër një person me të cilin dyshohet se ka konflikte të vjetra, dhe pasi i thanë se nuk ndodhej aty, 37-vjeçari nisi të shajë klientët dhe t’i ngre zërin personelit të lokalit. I moshuari, gjithashtu klient i rastësisht në lokal, ka ndërhyrë për të shuar situatën, por autori iu përgjigj duke e goditur me thikë. 85-vjeçari ndodhet në spital pasi mori një goditje me thikë në bark. Pas plagosjes, autori i dyshuar, Asllan Fetiu u largua menjëherë, dhe ende nuk është kapur.
Asllan Fetiu raportohet se ka një lokal të tijin përball bar kafesë ku ndodhi ngjarja. Raportohet se Allan Fetiu kërkonte një person të quajtur Fatjon Azizolli një person me precedent të mëparshëm penal, por nuk dihet për çfarë motivi. Policia ka marrë edhe kamerat e sigurisë të biznesit dhe bizneseve përreth.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128