Plagosja me thikë në fshatin Qerret, policia e Durrësit në kërkim të autorit

Një sherr i çastit në fshatin Qerret, rreth orës 16:50, ka përfunduar me një 41-vjeçar të plagosur me thikë. Sipas të dhënave paraprake, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Egzon Sinani goditi me mjet prerës Haxhi Shehu, 41 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital.
” Durrës/ U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.
Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


