Plagosja me thikë në Sarandë/ Arrestohet autori, zbardhet ngjarja

24 Tetor 2022, 09:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosja me thikë në Sarandë/ Arrestohet autori, zbardhet ngjarja

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e 22 tetorit, ku mbeti i plagosur në bark Besmir Uka, 35-vjeç.

Në pranga ka rënë autori i krimit, shtetasi Ermir Shabanaj. Po ashtu u arrestua edhe Emiljano Murataj, pasi dyshohet se ndihmoi autorin e dyshuar të ngjarjes.

NJOFTIM ZYRTAR

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së ndodhur më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, ku mbeti i plagosur me mjet prerës, shtetasi B. U., 37 vjeç.

Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në inteligjencën operative, në lagjen nr. 4, Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-E. Sh., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. U., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë është bërë edhe ndalimi i shtetasit E. M., 42 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin E. Sh., për t’u fshehur, pas ngjarjes, si dhe dyshohet se po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës.

 

Po ndodh...

ide