Plagosja në Durrës/ Policia njoftim zyrtar: U lënduan 3 persona, shoqërohet një 22-vjeçar

7 Shtator 2025, 15:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosja në Durrës/ Policia njoftim zyrtar: U lënduan 3 persona,

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në Durrës.

Blutë bëjnë me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Një person është shoqëruar mbi ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që çuan në konfliktin mes dy familjeve.

Gazetarja Kolodiana Haxhiaj raporton se konflikti ka ndodhur mes dy familjeve të cilat jetonin pranë njëra tjetrës.

Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.

 

Po ndodh...