Plagosja në Fushë-Krujë, policia rrethon zonën në kërkim të autorit
10 Gusht 2022, 10:47 / AKTUALITET

Detaje të reja për plagosjen e 55-vjeçarit Luan Hushi në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.
Hushi banor i këtij fshati është qëlluar me breshëri në një zonë të pyllëzuar nga një bashkëfshatar i tij me inicialet K.K.
Ndërkohë, po krihet zona nga policia, pasi autori i plagosjes nuk është arrestuar ende.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, për një zënkë mes autorit dhe të plagosurit dhe ky i fundit është dërguar në spital me një plagë në bark dhe paraprakisht thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.
-
Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, një person i plagosur
10 Gusht, 10:32
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

