Plagosja te Komuna e Parisit, Vocaj reagon për mediat: Po punojmë për kapjen e autorit, mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka reaguar në një deklaratë për mediat nga vendngjarja, për plagosjen te Komuna e Parisit.
Vocaj i ka bërë thirrje autorit, efektiv policie, që të vetëdorëzohet. Ai tha se probabiliteti më i madh është që autori të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Sipas tij, plagosja ka ndodhur për arsye banale.
Tonin Vocaj: Po punojmë për të lokalizuar dhe kapur autorin. Probabiliteti më i madh është që të jetë qëlluar me armën e shërbimit. Por po zhvillojmë hetime. Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, që tregon se nuk ka dashje për ta vrarë, por akt-ekspertiza do tregojë gjithçka.
Nuk kemi informacione se ku jetojnë autori e viktima. Kam komunikuar me efektivin dhe po punojmë për të kapur autorin. I bëjmë thirrje autorit që të dorëzohet.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

