Plagosje me armë zjarri në Durrës! Zbulohet identiteti i të plagosurit

30 Maj 2025, 20:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosje me armë zjarri në Durrës! Zbulohet identiteti i të

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit.

Bëhet me dije se i plagosuri  i identifikuar me emrin Besmir Gorgea ka arritur të shkojë vetë deri në stacionin e policisë, ku ka kërkuar ndihmën e efektivëve për t’u transportuar drejt spitalit.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe aktualisht ndodhet në sallën e operimit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 40-vjeçari ishte në lëvizje në momentin kur është qëlluar.

 

Po ndodh...