Plagosje me thikë tek Komuna e Parisit, kamarieri i "City Lounge" godet me thikë kuzhinierin

28 Tetor 2025, 15:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosje me thikë tek Komuna e Parisit, kamarieri i "City Lounge"

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak çaste më parë te Komuna e Partisit në Tiranë, pranë kompleksit “Kika 2”, ku ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se kamerieri ka qëlluar me thikë kuzhinierin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në restorantin “City Longe”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer ndaimin e autorit të dyshuar të krimit. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, duke kryer transportimin e kuzhinierit të plagosur drejt spitalit.

Gjendja shëndetësore e tij nuk dihet, po ashtu edhe shkaqet që çuan në konfliktin mes tyre.

Po ndodh...