Plagosje në Vlorë, shpallet në kërkim autori

26 Shtator 2025, 10:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosje në Vlorë, shpallet në kërkim autori

Dy të rinj kanë konfliktuar me njëri tjetrin mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen ’29 Nëntori’ në Vlorë.

Njëri prej tyre ka nxjerrë kaçavidën dhe e goditur tjetrin në dorë. Ky i fundit ka marrë plagë të lehtë ndërkohë që është vënë në ndjekje të autorit.

I plagosuri ndodhet në polici për të bërë kallëzimin penal ndaj autorit, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Autori i plagosjes dyshohet të jetë shtetasi B.Brahimaj, i cili është shpallur në kërkim.

 

Po ndodh...