
Po ktheheshin nga Greqia, përmbyset automjeti i çiftit shqiptar në dalje të Këlcyrës

19 Mars 2023, 10:50 / AKTUALITET
ALFA PRESS
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në dalje të qytetit të Këlcyrës. Mësohet se një automjet me targa greke që ka qenë duke udhëtuar në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjeri. Çifti kanë qenë duke u kthyer nga Greqia.
Në momentin e aksidentit, shoferja ka humbur kontrollin në kthesën në të dalë të qytetit. Policia po heton për të mësuar shkaqet e plota të aksidentit.
Ndërkohë mësohet se dy personat që kanë mbetur të plagosur aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
-
Ersekë/ Operacion antidrogë, tre persona në pranga
19 Mars, 10:41 -

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
Nga Poli Hoxha
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL
Nga Edlira Devolli Leka

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”
Nga Ardit Gjinali

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
Nga Ben Blushi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128