Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 25-vjeçari në Gjirokastër

7 Qershor 2022, 10:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Policia ka arrestuar ditën e sotme ka arrestuar një shtetas, i cili në muajun mars tentoi të transportonte 16 emigrant të paligjshëm, kundrejt një fitimi. 

Në kuadër të operacionit të koduar 'Road Guard', policia ka vënë në pranga shtetasin me inicialet S. S., 25 vjeç. Mësohet se materialet hetimore në ngarkim të këtij shtetasi i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në kuadër të operacionit policor “Road Guard”, kanë ndaluar shtetasin S. S., 25 vjeç, banues në Tepelenë, me precedent të mëparshëm penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga veprimet hetimore rezultoi se është autor i ngjarjes së ndodhur në datën 11.03.2022, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, ku shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti tip furgon, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar mjetin, të cilin e ka braktisur në vendin e quajtur “Virua”. Në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. S. u gjetën 16 emigrantë të paligjshëm, të cilët ky shtetas do t’i transportonte kundrejt fitimit.

Materialet në ngarkim të shtetasit S. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide