Po transportonte një grua në spital/ Aksidentohet ambulanca në Gjirokastër, plagoset pacientja

7 Shkurt 2025, 18:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Po transportonte një grua në spital/ Aksidentohet ambulanca në
Pasditen e sotme një autoambulacë është aksidentuar rëndë gjatë rrugës kur ishte duke transportuar një paciente të sëmurë në spital. Sipas njoftimit të policisë autoambulanca ka goditur një automjet dhe e dëmtuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, automjeti (autoambulancë) me drejtues shtetasin R. T., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.

Si pasojë është dëmtuar pacientja që ndodhej në autoambulancë shtetasja V. K., e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.