
Kanye shokon me deklaratën e tij! “E dua Hitlerin, unë jam…"

Kanye West ka shkaktuar një valë të re reagimesh pas disa komenteve të tij të papranueshme, ku ka shprehur mendime antisemite, seksiste dhe homofobike.
Reperi i njohur ka deklaruar se është simpatizant i ideologjisë naziste dhe ka shprehur admirimin e tij për Adolf Hitlerin.
Në një tjetër deklaratë të tij, West ka folur për marrëdhënien me gruan e tij, duke theksuar se ka autoritet mbi të dhe se çdo vendim i saj është i miratuar prej tij.
Ai shtoi se nuk ka asnjë respekt për askënd dhe theksoi se ai e ka të drejtën të thotë gjithçka që dëshiron, pa iu nënshtruar ndonjë autoriteti tjetër.
Reperi, i cili ishte përballur me akuza për komente antisemite që në vitin 2022, ka kërkuar falje atëherë, duke thënë se nuk kishte pasur qëllim të ofendonte komunitetin hebre. Megjithatë, tani ai ka ndryshuar plotësisht qëndrimin, duke deklaruar se nuk do të kërkojë më falje dhe se nuk do të punojë më me hebrenjtë.
Ai ka akuzuar komunitetin hebre për kontrollin e narrativës dhe për promovimin e abortit në komunitetet afro-amerikane dhe latine, duke ripërsëritur gjithashtu disa teori konspirative. Ai ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojë më me biznese të udhëhequra nga hebrenjtë.

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128