Polici maqedonas hoqi përtokë flamurin kuqezi, reagon opozita shqiptare atje: Akt që duhet dënuar! Ministri të japë dorëheqjen

30 Nëntor 2024, 16:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Polici maqedonas hoqi përtokë flamurin kuqezi, reagon opozita

Një grup maqedonasish dogjën flamurin shqiptar në Shkup dhe sikur të mos mjaftonte kjo, edhe policia mbrëmjen e së premtes ka ndërhyrë për të hequr flamujt shqiptarë të vendosur atje.

Pamjet ku polici heq flamurin kuqezi nga shtylla dhe më pas e flak atë në tokë, kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjet dhe këto veprime kanë shkaktuar zemërim te shqiptarët e Maqedonisë.

Këto veprime nxitën reagime të ashpra të partive politike dhe opinioni publik në Maqedoninë e Veriut.

Partia shqiptare në opozitë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përmes një komunikate, dënoi aktin dhe dhe kritikoi ndërhyrjen policore gjatë festimeve të 28 Nëntorit në Shkup.

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi shkruan se nuk ka trajtim të barabartë ndaj atyre që e kanë shkelur ligjin.

“Përderisa shqiptarët, përshirë edhe të mitur, paraburgosen me kallëzime penale; në anën tjetër asnjë sanksion nuk ka, madje as për policin, për të cilin paralajmërohet vetëm procedurë diciplinore, jo edhe penale. Ai sot shëtitet lirshëm duke u krekosur me gjestin “patriotik” të tij. E gjithë kjo drejtësi selektive realizohet nën slloganin “Македонија повторно твоја””, ka shkruar Ademi.

Për rastin, ka reaguar edhe ish-ministri Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duke thënë se polici duhej të ishte në paraburgim.

“Polici dhe policët që edhe mjetet shtetërore i vendosën në funksion për të degradu flamurin kombëtar SHQIPTAR, duhet të ishin në paraburgim, e jo të ndërmerren masa diciplinore siç paralajmërojn Arbeni dhe Izeti”-ka shkruar ai.

Edhe partia “E majta” ka dënuar mosreagimin e autoriteteve, duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit Toshkovski.

“E majta jo vetëm që dënon incidentet dhe trazirat rreth mosrespektimit të flamurit maqedonas, jo vetëm kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Toshkovski, por rikujton edhe një herë platformën maqedonase, e cila ishte kusht themelor për çdo koalicion paszgjedhor me OBRM-PDUKM-në.

Incidentet e fundit konfirmojnë se pse qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM nuk ka pranuar që platforma maqedonase të nënshkruhet nga partitë promaqedonase për të krijuar një konsensus kombëtar për të parandaluar shantazhet nga partitë e pakicës shqiptare”, reagoi E Majta.

 

Po ndodh...